"Do të ulem krenarisht në parlament", Berisha i prerë: Jam në misionin tim të besuar nga qytetarët...

Politikë

"Do të ulem krenarisht në parlament", Berisha i prerë:

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha konfirmon për në një intervistë për një media se do të ulet krenarisht në parlament në shtator, kësaj radhe me një motivim më të madh se herët e tjera.

“Unë jam një deputet që do të shkoj të ulem krenarisht në vendin tim. Me një motivim më të madh se herë tjetër. Se cili është vendimi që do të marrin ambasadorët, është punë e tyre.”, u shpreh Berisha.

Ai zbulon se sot ka folur me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA teksa thotë se as i tha gjë dhe as i kërkoi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘’Kam folur me Bashën pas deklaratave të Yuri Kim. Basha nuk më tha gjë as i kërkova gjë. Unë jam në misioni tim të besuar nga qytetarët, sepse PD nuk mund të dhunojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Unë ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve dhe çdo person tjetër që të paraqesë një fakt të vërtetë kundër meje, por ato nuk ekzistojnë.’’- thotë Berisha.

Më tej ai shton se nuk po e vendos në pozitë kryetarin e PD, por deklaron se një parti nuk meriton të ekzistojë nëse nuk qëndron mbi dinjitetin njerëzor.

‘’Bashën nuk po e vë në pozitë. Pozitë e vështirë për të do të ishte nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor. Një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.’’- shton ish-kryeministrin.

ME TE LEXUARAT