“Do të mbrohet përgjithmonë”, Meta reagon pas mesazhit të Leonardo DiCaprio për Lumin Vjosa

Politikë

“Do të mbrohet përgjithmonë”, Meta reagon pas

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërndarë mesazhin e aktorit të njohur me famë botërore Leonardo DiCaprio për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Presidenti thekson se lumi do të mbrohet përgjithmonë. Ai thekson se deri më 25 prill, nuk do të lejohet asnjë vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve.

Reagimi i Presidentit Meta:

E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Faleminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues.

Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.

#VjosaNationalParkNow

ME TE LEXUARAT