"Demokratët që ka marrë Rama janë joshur nga një vend pune"/ Paloka tregon përplasjet mes Berishës dhe Sulës!

Deputeti i PD, Edi Paloka ka folur për largimin e Dashnor Sulës nga lista e kandidatëve për deputet në Partinë Demokratike.
Paloka tregon se Sula kishte kundërshtuar listën e hapur dhe se, edhe pse nuk e mbështeti vendimin e tij, e konsideron një mik dhe një demokrat të vërtetë.
“Demokratët që ka marrë Rama janë joshur nga një vend pune. Nuk e di nëse janë dhe demokratë, kjo që ndodh s’ka lidhje me pakënaqësinë ndaj PD-së, por ka lidhje me joshjen.
Dashnor Sula kishte debate se nuk donte të ishte në listë të hapur. Ia kam thënë Dashit, që nuk duhet që inati të na drejtojë në vendimet që marrim.
Nuk ka bërë zgjedhjen e duhur për mua, por për mua është mik, është demokrat. Nuk e besoj se do shkojë në palën tjetër, sepse kaq kontribute në PD i ka.
Primaret nuk kanë qenë kriteri i vetëm. Unë dhe të tjerë që sot më quajnë “të vjetër”, kemi nisur nga fillimi”, tha Paloka në News24.


