Përplasje mes Manjas dhe Ivi Kasos tek "Reforma Zgjedhore"/ Deputeti socialist: Pusho o legen! Mbylle...

Politikë

Përplasje mes Manjas dhe Ivi Kasos tek "Reforma Zgjedhore"/

Ulsi Manja ka debatuar ashpër me Ivi Kason gjatë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se burimi i acarimit të Ulsi Manjës ka ardhur sepse Ivi Kaso ka ndërhyrë tre herë dhe i ka ndërprerë fjalën teksa ai po fliste.

Manja i ka kërkuar Kasos të ‘mbyll gojën’, ndërsa i është kthyer ashpër me fjalën ‘legen’.

Pjesë nga debati: 

Manja: Shoh rendin e ditës këtu, seancë dëgjimore. Tani, që të kthehet në normalitet mbledhja, Prokurori  ka raportuar mbi veprimtarinë e tij në komisionin përgjegjës javën e kaluar. Aty u trajtuan të gjitha këto gjëra. Edhe drejtuesi i SPAK-ut do të vijë në datën 3 korrik të raportojë mbi gjendjen e luftës kundër kriminalitetit. Këtu unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se i keni thirrur të japin ndonjë rekomandim për punën.

“Gjithçka është në rregull”, u dëgjua të thuhej në sallë.

Manja: Prit ta mbaroj unë. Secili është i lirë këtu. A ka mundësi, procedura? A ka mundësi, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, t’u referoheni saktë rendit të ditës? Do t’ju kërkoja t’i përmbaheni rendit të ditës. Mbylle gojën, o legen. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.

Gjiknuri: I kemi thirrur këtu për çështjet e krimeve zgjedhore. A doni ta kthejmë në një seancë produktive, t’i dëgjojmë?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion