“DASH ka fyer gratë shqiptare”/ Ish deputeti i PS: S’ka grua më të respektuar se Liri Berisha

Politikë

“DASH ka fyer gratë shqiptare”/ Ish deputeti i PS: S’ka

Vendimi i DASH për ti ndaluar hyrjen në SHBA Berishës dhe familjes së tij ka sjell reagime të shumta nga politika shqiptarë dhe jo vetëm.

Së fundmi në mesin e atyre që kanë reaguar ka qënë edhe Taulant Dedja, ish deputeti i PS, dhe ish krahu i djathtë i Fatos Nanos.

Dedja që aktualisht jeton jashtë vendit, nëpërmjet një statusi në facebook shpreh zhgënjim për këtë vendim , të cilin më së shumti e quan fyes edhe për gratë shqiptarë pasi sipas tij, nuk ka grua më të respektuar nga bashkëshortet e politikaneve shqiptarë, sesa Liri Berisha.

Ish-vartësi i bashkëshortit të zonjës në të djathtë të fotografisë, i ka ndaluar hyrjen në SHBA Zj. Liri Berisha. Nuk ka grua politikani më të respektuar se Zj. Liri Berisha në Shqipëri. Mendoj se masa e Antony Blinken, që është e bazuar në një akt administrativ dhe jo ligj të Kongresit dhe Senatit të SHBA, ka fyer të gjitha gratë shqiptare. Respekt maksimal për Zonjën fisnike Liri Berisha!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion