COVID i mori jetën, PS i vendos një shkolle emrin e Bashkim Finos

Politikë

COVID i mori jetën, PS i vendos një shkolle emrin e Bashkim Finos

Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka deklaruar mbrëmjen e kësaj të marte që shkolla e cila po ndërtohet në Qytet Studenti pritet të mbajë emrin e ish-deputetit socialsit Bashkim Fino.

Ditën e djeshme, Fino u nda nga jeta në moshën 58 vjeccare pasi nuk mundi dot të fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covdi-19. Shkolla që do mbajë emrin e tij u zbulua nga Pëllumbi, i cili ishte i ftuar në “Frontline”.

“Dje ishte një ditë e trishtë, për ne të partisë Socialiste, që ndamë me të një filozofi dhe sot kemi rifilluar fushatën, kam kënaqësi të them që shkolla e re që po rindërtohet tek qyteti studenti do të mbajë emrin e Bashkim Fino.

Sot kemi diskutuar me kryetarin e bashkisë dhe ata e gjejnë me shumë vend, sigurisht që është një sifinikacion i bukur për shkollat, sepse bashkëjetesa në shkollë është shumë e rëndësishme,” theksoi Pellumbi.

ME TE LEXUARAT