COVID-19 në Kosovë, 23 viktima dhe 424 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë&Rajon

COVID-19 në Kosovë, 23 viktima dhe 424 të infektuar gjatë 24

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 424 persona të infektuar, ndërsa nga ana tjetër, për fat të keq, 23 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Lajmi i mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur si të shëruar 1.324 pacientë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion