Bulqizë/ Rama inspekton punimet në kantierin e ‘Parkut Retro’: Projekt inovator prej rreth 11 hektarësh

Politikë

Bulqizë/ Rama inspekton punimet në kantierin e ‘Parkut

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të premte punimet në kantierin e “Parkut Retro” në Bulqizë, një projekt i ri me sipërfaqe rreth 11 hektarë që synon të kthehet në një destinacion turistik dhe hapësirë publike për komunitetin.

Gjatë vizitës, Rama u njoh nga afër me ecurinë e punimeve dhe elementet që pritet të përfshihen në park, i cili do të ndërthurë hapësira rekreative me struktura ekonomike dhe shërbime për vizitorët.

Sipas projektit, “Parku Retro” do të përfshijë treg dhe minipunishte, park lojërash për fëmijë, info point, qendër mikpritjeje, struktura hotelerie dhe hapësira parkimi. Ideja është që zona të kthehet në një pikë të re tërheqëse për turistët që kalojnë përmes Rrugës së Arbrit drejt Dibrës.

Rama e cilësoi projektin si një ndërhyrje që i jep jetë një hapësire të degraduar nga e kaluara, duke e transformuar në një aset publik në shërbim të komunitetit dhe zhvillimit lokal. Sipas tij, investime të tilla pritet të rrisin edhe fluksin e vizitorëve në zonë.

“Në kantierin e “Parkut Retro”, një projekt inovator me sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, që do të jetëzojë një hapësirë asetesh publike të degraduara të viteve të regjimit të kaluar, ku do të krijohet një destinacion unik turistik në shërbim të njerëzve punëtorë të komunitetit, me mjedise për treg e minipunishte, si edhe park lojërash, info point, qendër mikpritjeje, struktura hotelerie dhe parkimi, për vizitorët e turistët që përmes Rrugës së Arbrit, po dynden gjithnjë e më shumë drejt Dibrës”, shkroi Rama në rrjetet sociale pas inspektimit.

ME TE LEXUARAT