Braçe: Rritja e çmimit të naftës nuk justifikohet nga lufta në Iran

Politikë

Braçe: Rritja e çmimit të naftës nuk justifikohet nga

Deputeti socialist Erion Braçe vijon të denoncojë rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë me një shpejtësi dhe shtesë të tillë që nuk justifikohet me situatën në Lindjen e Mesme. 

Përmes rrjeteve sociale, Braçe thekson vlerësimin e tij për faktin që kryeministri Edi Rama u bëri të qarta sot kompanive shqiptare të furnizimit me naftë se efektet e krizës së shkaktuar nga lufta në Iran nuk duhet të peshojnë tërësisht në supet konsumatorëve fundorë, por edhe tregtarët e hidrokarbureve duhet të bëjnë pjesën e tyre të sakrificës.

Më tej, ish-deputeti deklaron se modeli i tregut që sipas tij kanë imponuar tregtarët shqiptarë të naftës është i gabuar, pasi "Kompanitë shqiptare nuk importojnë hidrokarbure; importojnë dy kompani që tregtarët tanë i quajnë brokera; këta blejnë në bursë - në afat të shkurtër, të mesëm e të gjatë, duke përfituar nga çmimet në kohën kur blejnë; këta transportojnë, këta depozitojnë në Durrës e Vlorë, këta shesin në ato depozita brenda territorit të Shqipërisë; këta përfitojnë nga lëvizja e çmimeve - e thjeshtë, kanë blerë një muaj më parë në bursë me një çmim të ulët dhe po shesin sot me çmimin e rritur në depozitat tona.

Ky model tregu e përcjell shumë shpejt - për 4 ditë këtë herë - krizën, madje artificialisht - kanë blerë naftë një, dy, tre muaj më parë, me çmim të ulët dhe po shesin sot në Durrës e Vlorë me çmimin e sotëm të lartë të bursës; këtë çmim paguajnë tërësisht qytetarët, edhe ata që punojnë, bujqit të parët."


Postimi i plotë i Erion Braçes:

Për çmimin e rritur të naftës, benzinës, gazit

Unë insistoj - duhet shembur modeli i tregut që na kanë imponuar tregtarët!

Qëndrimi i sotëm i kryeministrit për të ndarë barrën e krizës - rritjes së çmimit të hidrokarbureve, është një zhvillim i ri pozitiv;

Kriza erdhi nga lufta, çmimet u rritën prej saj;

Por deri më sot, barrën financiare të krizave si kjo e kanë paguar vetëm qytetarët, aspak tregtarët, ata kanë fituar edhe në kohë krize.

Në anë tjetër, ka edhe elementë të tjerë që as i përmendi kush në takimin e sotëm;

I pari është modeli i tregut që na kanë imponuar tregtarët.

Kompanitë shqiptare nuk importojnë hidrokarbure; importojnë dy kompani që tregtarët tanë i quajnë brokera; këta blejnë në bursë - në afat të shkurtër, të mesëm e të gjatë, duke përfituar nga çmimet në kohën kur blejnë; këta transportojnë, këta depozitojnë në Durrës e Vlorë, këta shesin në ato depozita brenda territorit të Shqipërisë; këta përfitojnë nga lëvizja e çmimeve - e thjeshtë, kanë blerë një muaj më parë në bursë me një çmim të ulët dhe po shesin sot me çmimin e rritur në depozitat tona.

Ky model tregu e përcjell shumë shpejt - për 4 ditë këtë herë - krizën, madje artificialisht - kanë blerë naftë një, dy, tre muaj më parë, me çmim të ulët dhe po shesin sot në Durrës e Vlorë me çmimin e sotëm të lartë të bursës; këtë çmim paguajnë tërësisht qytetarët, edhe ata që punojnë, bujqit të parët.

Ky model tregu nuk ka transparencë; duket sikur çmimet janë transparente - çmime burse, por jo; askush nuk e di marrëdhënien mes brokerit dhe kompanisë shqiptare për depozitimin, mbi të gjitha për çmimin e shitje-blerjes mes tyre, zero, asnjë kontratë transparente.

Abuzimi në tregun e brendshëm ja bën muuuu. Ej, unë lexoj mesazhe imponuese për çmimin - sidomos për gazin. Është turp dhuna mbi pikat e bardha - jo të branduara; pikat e bardha, veçanërisht ato me pronësi mbi pikën të vetë, pa shpenzime qiraje e të operuara familjarisht, janë nën sulmin e të mëdhenjve.

Për naftën, çmimi i ri 200 lekë+, është kufiri kur konsumatori mendohet të blejë naftë, për më shumë tek pikat e bardha; rritja e imponuar e çmimit vret pikat e bardha e përqendron tregun e pakicës, dëm mbi konsumatorin ky./Tema

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion