Braçe ka një lutje për berberët dhe parukeritë

Politikë

Braçe ka një lutje për berberët dhe parukeritë

Krahashuar me të enjten sot kemi një dyfishim të rasteve me COVID-19, ndërsa është ende mister nëse në vendin tonë ka mbërritur varianti “Delta”.

Zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Facebook u lutet qytetarëve që të zbatojnë rregullat për mbajtjen e maskës dhe të vaksinohen, pasi rreziku nga injektimi i dozës anti-covid është shumë më i vogël krahasuar me infektimin.

“Vaksinohuni! vaksinohuni! Pas me shume se dy muajsh  me raste zero me covid 19; sot, ne Kemishtaj ne bashkine Divjake, kemi rastin e pare me kete virus! Rasti eshte i nje gruaje qe zoteron nje parukeri (ambjent i mbyllur e me prani te mjeteve qe pergapin grimca ne ajer me shpejtesi sic thareset e flokeve);


rasti eshte kontakt familjar me nje servis makinash (rasti me kontakte masive per shkak te sherbimit);

rasti dhe gjithe kontaktet e tij familjare jane pa vaksinuar!

Pra; shkelja evidente e rregullave ne ambjente te mbyllura eshte bere shkak per infektim; mos vaksinimi eshte bere shkak per infektim! Sic e dini, Kemishtaj ka vuajtur fort valet e meparshme te infesksionit me shume te semure dhe per fat te keq te vdekur. Ndaj dy lutje kam; zbatoni rregullat:

maska ne ambjente te mbyllura sic parukerite, berberhanet, supermarketet etj;
maskat kudo ku ka grumbullime njerezish;
vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!
rreziqet nga vaksinimi jane shume me te vogla se rreziqet nga infektimi” shkruan Braçe.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion