Berisha zbulon sloganin e demokratëve në fushatën zgjedhore: Ata që do të votojnë PD-në janë 1-sha

Politikë

Berisha zbulon sloganin e demokratëve në fushatën zgjedhore: Ata

Kryedemokrati Sali Berisha ka zbuluar sloganin e Partisë Demokratike në fushatën zgjedhore.

Berisha deklaroi se renditja e PD-së e para në fletën e votimit është një fat hyjnor dhe tokësor. Kryedemokrati theksoi se ata që votojnë për Partinë Demokratike janë 1-sha.

Teksa komentoi sloganin, Berisha u shpreh se flamuri kuq e zi ka një bukuri mahnitëse, ndërsa sipas tij logoja është “logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”.

“Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo (numri 1 ku renditet PD në fletën e votimit). Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor që i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe i mbështetësve të PD është jashtëzakonisht i madh.

Ata që votojnë për PD votojnë 1-shin, de facto janë 1sha, nuk mohohet, tu përkasësh 1-shave është në nder, privilegj, Po kjo do të jetë slogani, nuk ndalem te flamuri që ka bukurinë e tij mahnitëse, logoja, siç e shihni është logoja e betejës me të cilën demokratët shkojnë drejt fitores së 11 Majit”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion