Berisha vazhdon fushatën në Pogradec: Do të pesëfishojmë subvencionet për fermerët! Pensionet do të rriten po ashtu!

Politikë

Berisha vazhdon fushatën në Pogradec: Do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, shpalosi disa nga premtimet kryesore të programit elektoral të PD-së, të cilin e përkufizoi si një plan për kthimin e parave te qytetarët.

Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha premtoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, nafta në Shqipëri do të kushtojë 40% më pak, duke mos u shitur më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut apo Kosovë.

“Vendosim që brenda 100 ditëve të para të mos shitet litri i naftës më shtrenjtë sesa në vendet fqinjë. Një naftë 40% më lirë,” theksoi Berisha.

Ai u ndal gjithashtu te mbështetja për bujqësinë, duke garantuar subvencione të rritura për fermerët: “Çdo fermer do të marrë pesëfishin e subvencioneve që merr sot për çdo fidan dhe çdo kokë bagëti, njësoj si fermerët e Malit të Zi dhe Serbisë. Do të ketë kredi të buta dhe mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.”

Programi i PD-së parashikon gjithashtu dyfishimin e buxhetit për sektorët kyç si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh dhe rritjen e pensioneve në 500 euro.

“Këto para janë taksat tuaja. Ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër veçse do t’jua kthejmë ju,” përfundoi Berisha, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për një ndryshim të madh në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion