Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një institucion kushtetues nuk shkrihet as me gojë

Politikë

Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar pasi Sali Berisha tha se pas zgjedhjeve të 11 majit do ta shkrijë SPAK-un dhe prokurorët do të burgosen. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë, me votë po.

Postimi i Plotë i Braçes:

SPAK nuk do ekzistojë?



Duhet të shuhet?
Ouu po si kështu, me gojë?
Një institucion kushtetues nuk shkrihet as në gojë e as me gojë!
Me votë pooooo!
Dhe çfarë vote-2/3 e gjithë kuvendit;
Pastaj 50% +1 votë të shqiptarëve ne listën e votuesve!
Nuk besoj se do i ketë kush kaq vota!
Asnjëherë!
Në anë tjeter vullneti ynë nuk ka ndryshuar prej ditës kur votuam ngritjen e SPAK!

Berisha tha se do ta shkrijë SPAK-un pas 11 majit, Braçe: Një

ME TE LEXUARAT