Berisha përshëndet Ilir Metën dhe Ervin Salianjin: Po kalojnë natën në burg si qëndrestarë 

Politikë

Berisha përshëndet Ilir Metën dhe Ervin Salianjin: Po

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm ka përshëndetur kreun e PL-së, Ilir Metën dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji, të cilët janë duke vuajtur dënimet politike.

Berisha gjithashtu përshendeti të gjithë opozitarët të cilët panë skena të urdhëruara nga Edi Rama, që tejkalojnë skenat e çdo diktature tjetër në Europë dhe botë.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qendrestareve të vërtetë, të kauzës së drejtë të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërtë sot, të gjithë opozitareve dhe opozitarëve të cilët panë skena të urdhëruara nga Edi Rama, që tejkalojnë skenat e çdo diktature tjetër në Europë dhe botë.

Përshëndes të burgosurit politik, ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit, kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji që kalojnë natën si qëndrestarë në qelitë e regjimit mafioz të Edi Ramës," tha Berisha. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion