Berisha ‘non grata’, reagon Jamarbër Malltezi: Sipas Soros, banda e Lushnjës është për 'të mirën e Amerikës'

Politikë

Berisha ‘non grata’, reagon Jamarbër Malltezi: Sipas Soros,

Vjehrri dhe gruaja iu fut në listën e zezë, ashtu si Berisha edhe Jamarbër Malltezi e gjen 'fajtorin'.

 Pas shpalljes së ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha si “non grata” nga SHBA ka reaguar për herë të parë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ashtu si edhe vjehrri i tij, Malltezi e ka gjetur tjetërkunde 'armikun' e këtij vendimi, duke gjetur një fajtor për këtë 'të zezë në familje'.

 Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Malltezi shkruan se sipas multimiliaderit Xhorxh Soros, fluturimet që ka bëre Taulant Balla me Edmond Begon ”janë për të mirën e Amerikës”.

 Edhe pse Malltezi nuk i ka përmendur me emër protagonistët, duket se reagimi i tij lidhet pikërisht me numrin 2 të socialistëve, dhe lidhjen e tij me biznesmenin Bego, i cili sipas PD ka qenë anëtar i bandës së Lushnjes.

 Pas lajmin se u shpall “non grata” Berisha tha se nuk është akuzuar asnjëherë për abuzim të fondeve publike dhe ka konsideruar fajtor multimilarderin George Soros të cilin e sulmoi duke e akuzuar se ai është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe një armik i vërtetë i demokracisë në vendin tonë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion