Berisha "non grata", ish-deputeti i PS tregon kush e ka radhën: Këmbanat bien për...

Politikë

Berisha "non grata", ish-deputeti i PS tregon kush e ka radhën:

Ish deputeti dhe sekretari i PS-së për mediat, Alfred Peza ka folur hapur duke thënë se vendimi i DASH për shpalljen “non-grata” të Berishës është një këmbanë alarmi për dikë tjetër.

Sipas Pezës figura që duhet të “frikësohet” është Ilir Meta, për të cilin tha se e ka kuptuar mesazhin dhe ndaj ende nuk ka reaguar.

Alfred Peza: Vendimi i sotëm i DASH është një sinjal, një këmbanë alarmi për Metën. Është i vetmi që nuk ka reaguar deri më tani.

Çfarë është një shenjë e qartë që ai ka ditur ta lexojë shumë mirë deklaratën e DASH dhe e di që këmbanat po bien për të. Kim e paralajmëroi këtë në një emision televiziv. Është shembur kollona e kalbur e drejtësisë së vjetër dhe tani drejtësia e re mund të kenë aftësi të bëjnë çfarë thotë DASH. Pse tani? Është kuptuar sepse Berisha nuk e komandon dot më sistemin e drejtësisë. Ndaj është bërë tani sepse tani është krijuar mundësia që mekanizmi të vazhdojë të punojë dhe të fillojë një epokë e re.

*Në deklaratën e DASH ndër të tjera thuhej: Për më tepër, retorika e tij vërteton se ai është i gatshëm të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të llogaridhënies.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion