Berisha: Chris LaCivita nuk erdhi për para, por për të sjellë PD-në në pushtet

Nga Milano, Sali Berisha ka thene se keshilltari amerikan nuk u angazhua me PD-ne per para, por per ta sjelle ate ne pushtet.
Chris LaCivita nuk erdhi për para, ai kishte oferta më të mëdha nga opozita të tjera, por erdhi për të rikthyer Sali Berishën dhe PD në pushtet
Të mërkurën në Parlamentin Europian, në komisionin më të rëndësishëm të këtij parlamentit, të politikës së Jashtme dhe Sigurisë, në një akt madhor, të jashtëzakonshëm u zhvillua ndigjesa për Shqipërinë, kushtuar totalisht zgjedhjeve të 11 majit.
Parlamentarët europianë njëri pas tjetrit denoncuan dhunimin e zgjedhjeve të shkuara nga armiku i votës së lirë, Edi Rama.
Denoncuan dhunën ndaj opozitës.
Denoncuan përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij. Shkrirjen e pushtetit të tij me krimin.
Miq, ju informova për këto, për të ju thënë se jo vetëm SHBA-të ndryshuan pas fitores së presidentit Donald Trump, që i preu kokën gjarprit Soros, por sot Europa i ka sytë të tëra tek 11 maji, tek vota juaj, tek fitorja juaj, fitorja e Shqipërisë.
Miq!
Lajmi tjetër ishte çelja e fushatës elektorale të këtyre zgjedhjeve. Në fakt ajo çelje fantastike, ajo çelje madhështore e paparë në 32 vite i ka rrënjët në zemrat dhe mendjet tuaja. Ishit ju që shpërthyet në entuziazmin më të papërmbajtur në takimet që pata në këtë vend me ju.
Ishit ju që u bëtë frymëzuesit, që u dhatë zemër, shpirt dhe optimizëm mbarë shqiptarëve të cilët tejmbushën sheshin ‘Nënë Tereza’ atë natë me një entuziazëm të paparë kurrë.
Kush mendonte 3 muaj më parë se kjo do të ishte sot Partia Demokratike, partia e idealeve tuaja.
Por miq, kush imagjinonte, cili imagjinonte në Shqipëri apo jashtë saj se, në këtë fushatë shqiptarët do ti përshëndeste njeriu i cili kishte qenë bashkëarkitekti i rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, Chris LaCivita.
Me ardhjen e tij në Shkurt, të nesërmen Edi Rama i ra tavolinës me grushte, vetëm sa nuk i ra me kokë.
Tani e sheh veten të humbur dhe përpiqet ti japë zemër me gënjeshtrat që beson.
Miq, miku ynë Chris LaCivita nuk erdhi as për para, as për influenca sepse opozita të tjera më të mëdha se e jona, më të fuqishme i kishin bërë dhjetëra e dhjetëra oferta.
Por arkitekti i rikthimit, ai e ndjeu se Sali Berisha dhe Partia Demokratike duhet të riktheheshin në pushtet.
Ndaj dhe ne kemi mirënjohje të pakufishme.
Berisha në Milano: Shqipëria rrezikohet nga një diktaturë e dytë

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me shqiptarët e Italisë, tha se Shqiperia rrezikohet nga nje diktature e dyte teksa shtoi se opozita u ngrit nga hiri me mision që të mbrojë demokracinë.
Berisha: Stacioni i parë që nisa pas nisjes së fushatës elektorale dy ditë më parë në Tiranë, jeni ju. Është Breshia.
Ju erdhët në këtë vend mik të Shqipërisë si njerëzit më të vuajtur nga diktatura komuniste në Evropë. Ju erdhët në Itali si njerëz para të panjohurave të mëdha.
“Viva a Italia”. Arritët të ktheheshit në qytetarë dinjitozë, në pak vite u bëtë pjesë jetike në ekonominë e Italisë. Ja ku jeni sot më të lirë, më të fortë, më të mirë se kurrë.
Ju punuat me ndershmëri dhe me këtë punë fituat respekt dhe mirënjohje. Ju kurrë nuk e harruat vendin tuaj, atdheun dhe familjet tuaja. Të jesh shqiptar do të thotë të kalosh çdo pengesë.
Vërtetë kaluam një opozitë të gjatë, vërtetë luftuam me egërsinë më të madhe tre vite me radhë me qëllimin më të lig për të zhdukur dhe krijuar Shqipërinë pa opozitë. Ashtu si ju, që fituat çdo sfidë, edhe ne kaluam çdo pengesë.
U ringritëm nga hiri për një mision të shenjtë. Të mbrojmë demokracinë, interesin shqiptar dhe do shpëtojmë Shqipërinë nga diktuara e dytë.


