Berisha lëshon akuza të forta: I riu vret veten prej kërcënimeve të kandidatit të PS

Politikë

Berisha lëshon akuza të forta: I riu vret veten prej

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një denoncim të fortë këtë të mërkurë.

Në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha shpërndau një mesazh nga “Qytetari digjital”, ku “zbulohet” se një i ri nga Lezha është vetëvrarë për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga kandidati i PS.

Sipas mesazhit, socialisti e kërcënoi për lekët e votave, pasi humbi.

“Vetëvritet 27-vjeçari pas humbjes së Eduard Ndrecës në fshatin e tij.

Lexoni qytetarin dixhital.

Akuzon Eduard Ndrecën se pas humbjes në fshatin e tij i kërkoi me kërcënim të ndjerit lekët e dhëna për blerjen e votës. sb

Zoti ish-kryeministër! Po ju njoftoj që në fshatin Rrasë të Kalivaçit, qendra administrative Ungrej banditi i rilindjes Eduart Ndreca pasi humbi në fshatin e vet, i kërkoi duke e kërcënuar me jetë lekët e votave mbrapsht të ndjerit Kastriot Lukës! Ai në dëshpërim e sipër piu fotoksinë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë 4-5 ditë pas zgjedhjeve në moshën 27-vjeçare. Eduard Ndreca është trafikanti i drogës së Kashnjetit që me lekët e drogës bleu votat në Lezhë, por populli nuk e votoi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion