Berisha i alarmuar nga lëvizja e Salianjit: Ka qëllime private dhe personale, nuk kanë asnjë lidhje me partinë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti aktivitet për interesa personale, foltoren që pritet të nisë Ervin Salianji ditën e sotme.
Në një konferencë për shtyp, kreu i opozitës tha se PD-ja ka forumet e saj dhe se çdo aktivitet tjetër jashtë këtyre forumeve nuk ka lidhje me partinë.
“Asnjë aktivitet, jashtë forumeve të PD-së nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD-së është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume.
PD ka dhe do të ketë mbledhjen e forumeve, do të jetë një debat i hapur për cilindo anëtar. Çdo person tjetër që për qëllime private dhe personale, organizon takime, i ka ato në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Kjo është për çdo forcë politike në botë”, tha Berisha.


