Berisha: Berberi u arrestua për të fshehur miliardat e vjedhura nga Rama e Balluku

Politikë

Berisha: Berberi u arrestua për të fshehur miliardat e vjedhura nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Gjatë fjalës së mbajtur në protestën poshtë banesës së tij, Berisha tha se Edi Rama urdhëroi Damian Gjiknurin për të arrestuar Berberin.

“Po ku qëndron poshtërsia e këtij akti? Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre. Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj. Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin”, tha Berisha.

“Miqtë e mi, këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët. Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milion. Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, etj me radhë”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT