Berisha bëhet garant i sekretit hetimor për dosjen Balluku: Nuk mund të nxjerrim dëshmitarët e penduar

Politikë

Berisha bëhet garant i sekretit hetimor për dosjen Balluku: Nuk mund

Sali Berisha, i cili prej vitesh lexon në konferenca çdo denoncim të ‘qytetarit digjital’ dhe e quan SPAK-un organizatë kriminale sa herë hetimet prekin njerëzit e tij, befas është kthyer në mbrojtës të sekretit hetimor.

I pyetur nga ndjekësit se përse nuk e publikon dosjen Balluku, Berisha thotë se “çdo gjë substanciale ka dalë”, por nuk publikohet sepse aty ka dëshmitarë të penduar dhe “sekreti duhet respektuar”.

"Për dosjen Balluku, të garantoj se çdo gjë substanciale ka dalë. Për këtë të garantoj 100 përqind. Por, pse nuk publikohet dosja? Anëtarët e Komisionit të Mandateve kanë firmosur para prokurorëve një deklaratë në të cilën janë zotuar se do mbajnë sekretin.

Pse e respektojnë? Sigurisht, duhet respektuar. Aty ka dëshmitarë të penduar dhe ne nuk mund të nxjerrim dëshmitarët e penduar kurrë. Nxjerrja e dëshmitarit të penduar është një tradhti ndaj Kushtetutës, ndaj ligjit, ndaj funksionimit të shtetit ligjor", tha Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion