Berisha akuza të forta: Organizatat terroriste lëvizin lirshëm në Shqipëri me firmën e Ramës!

Politikë

Berisha akuza të forta: Organizatat terroriste lëvizin lirshëm

Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump që të shpallë organizatë terroriste kartelet e drogës në Shqipëri, referuar operacionit ”Ura”.

“Në qeverinë e SHBA ka një ndryshim cilësor e të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme flet për kartele droge, Trump i ka shpallur disa kartele terroriste.

I bëj thirrje Trump dhe qeverisë amerikane të shpallë terroriste kartelet këtu që lëvizin miliarda euro para droge dhe që i lajnë lirshëm pa asnjë lloj kufizimi me firmën e Ramës.Deklarimi organizata terroristë i organizatave të mëdha mafioze shqiptare, kontribut i madh për sigurinë në Shqipëri, rajon në NATO dhe Europë.

Garantoj se PD është gati të paraqesë çdo provë që vërteton implikimin e Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës e shumë të tjerëve në këto kartele. Theksoj se dita e djeshme shënon një moment kthese të rëndësishme për shqiptarët dhe jo vetëm

Qeveria është narkoshtet dhe i karteleve të drogës”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion