"Benz, 100 mijë euro", policia i gjobiti makinën, Balliu sulmon Veliajn: Lepurushi me morra…

Politikë

"Benz, 100 mijë euro", policia i gjobiti makinën, Balliu

Kordinatori Rajonal për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në momentin që po hynte në godinën e SPAK, ku u thirr për tu pyetur si person në dijeni për Inceneratorin e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Balliu tha se deklarata e Veliajt se makina e tij kushtonte 100 mijë euro, është e pavërtetë, pasi vlera reale e automjetit është shumë më e ulët.

Balliu shtoi se edhe gjoba e marrë nga policia për shkak të parkimit para godinës së SPAK, ishte i drejtë, por se e njëjta linjë duhet të ndiqej për të gjithë, jo vetëm për disa.

"Një shpjegim për lal-hajdutin, të vetmin sovjetik italian Karlo Bolino si dhe Çorape-Bazen.
Makina ime nuk kushton 100.000 euro madje ua shes për 11.000 mijë, sepse afro 13.000 mijë euro e kam blerë.

 Së dyti, policia ka bërë shumë mirë që më ka gjobitur sot, sepse e kisha parkuar makinën gabim. Por policia nuk bën mirë që njëlloj siç më gjobiti mua e shumë qytetarë të tjerë sot, nuk vepron njëlloj dhe me “Lepurushin me Morra”, që dikur këndonte artisti i paparë Kastro Zizo.", shkruan në postim Balliu. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion