Basha takime në Njësinë Nr.2 në Tiranë: Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona

Politikë

Basha takime në Njësinë Nr.2 në Tiranë: Biznesi i

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me qytetarët e bizneset në Njësinë Nr.2 në Tiranë.


Basha thotë se biznesi i vogël do të jetë në qendër të prioriteteve të tij si kryeministër i ardhshëm dhe qeverisë së PD.

Ai thotë se më 25 prill të gjithë do ia shohin hajrin teksa ka kërkuar nga qytetarët të ftojnë komshinj, miq e familjarë që në zgjedhje të votojnë nr.9 për ndryshim.

TAKIMET E LULZIM BASHËS
LULZIM BASHA: Më mirë do të jemi. Më 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë. Fitore të përbashkët.


QYTETARI: Jemi krenar që kemi një lider të tillë.

LULZIM BASHA: Do ju shërbej nga mëngjesi në darkë.

QYTETARI: Të njoh që të vogël. Me numër 58 je regjistruar për herë të parë në PD.

LULZIM BASHA: Nxirrni gjithë komshinjtë, miqtë e familjarët. Do jemi të gjithë bashkë si një familje. Siç po vjen kjo pranverë do të vijë dhe fitorja. Era e ndryshimit po fryn kyudo. Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona.

QYTETARJA: Merre njëherë në dorë këtë vend

QYTETARI: Shyqyr o vllai, se vetëm komunista na kanë ardhur. E kemi lakun në fyt. Votën e ke marrë gjithmonë, të shohim zgjidhjen. Mos ngelet tek fjalët.

LULZIM BASHA: Ne vijmë me plane, me ekspertë. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Vështirësitë kryesore jua dimë. çmimi i energjisë në stratosferë. Nafta po. Kur të ndihmojmë sipërmarrësin do ju ndihmojmë dhe ju të punësuarit.

QYTETARI: Me Edi Ramën i kemi të gjitha të zezat.

LULZIM BASHA: Ai do humbë, Shqipëria do të fitojë. Më 25 prill do ja shohim hajrin. Po vjen pranvera, mos harroni numrin 9, për ndryshimin për gjithë Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT