Basha takim me banorët e “Unazës së Re”: Kundërshtarët vetëm sulmojnë opozitën dhe qytetarët

Politikë

Basha takim me banorët e “Unazës së Re”:

Lideri i Opozitës Lulzim Basha, këtë të dielë është takuar me banorë të Unazës së Re.

Në bashkëbisedim me banorët Basha u shpreh se ndryshimi tashmë ndjehet tek çdo qytetar, ndryshim që sipas kryedemokratit do të finalizohet me 25 prill.

“Ka vetëm një rrugë, Shqipëria kërkon ndryshim, Tirana do ndryshim. Unë e shoh se ndryshimi ka mbërritur dhe e shoh tek çdo qytetar i ndershëm. 25 prilli është dita juaj, unë kam për detyrë t’ju udhëheqë drejt një politike njerëzore. Sepse politika është për t’i shërbyer njerëzve. Sot vijmë para qytetarëve me një zotim se me ne, demokracia është e garantuar. Ju ftoj që deri më 25 prill ta bëjmë bashkimin tonë edhe më të madh. Së bashku do të ndalim dorën e grabitje dhe do të ndalojmë që vendi të rrëshqasë sërish në diktaturë”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT