Basha pas takimit me Escobar: Do flasë rreth shpalljes "non grata" të Berishës

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan Gabriel Escobar jashtë selisë së Partisë Demokratike. Basha u pyet nga gazetarët në lidhje me bërjen publike të gjetjeve për shpalljen non grata të Berishës, ku tha se vetë Escobar do të flasë për qëndrimet e DASH.
Basha deklaroi se pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe situata politike në Shqipëri dhe ajo në rajon, veçanërisht që kanë lidhje me Kosovën.
“Diskutuam për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri dhe situatën ën rajon. Ia bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë e integritetit rajonal të Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj që në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e Escobar. Diskutuam për ecjen përpara.
PD ka disa iniciativa si vettingu i politikanëve dhe ashpërsimi i dënimeve. Pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë dhe shpalljet non grata ishin pjesë e diskutimeve. Do keni mundësi të dëgjoni nga Escobar qëndrimet e DASH”, tha Basha.


