Basha ofron dorëheqjen para Këshillit Kombëtar: Iki nëse zgjedhjet e 25 prillit i shihni të rregullta
Lajmifundit
/
16 Maj 2021, 22:48
Politikë

Kryetari i PD Lulzim Basha ka ofruar doreheqjen e tij para anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke i sfiduar ata me qendrimin e tyre ndaj zgjedhjeve te 25 prillit.
Ne mbledhjen qe nisi pasditen e te dieles, gjatë diskutimeve Basha u është drejtuar anëtarëve të Këshillit se nëse ata ata mendojnë se zgjedhjet e 25 prillit janë të rregullta, atëherë ai dorëhiqet direkt.
‘Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani’, mësohet se është shprehur Basha gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar të PD-së.



