Basha i kundërpërgjigjet Berishës: Hera e parë që një politikan non-grata proteston kundër partisë së tij

Pasi Berisha dhe grupi i tij njoftoi një proteste e cila do të mbahet në datën 8 janar, kundër veprimeve të Bashës i cili izoloi disa nga dyertë e selisë blu, ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Sipas tij për herë të parë në historinë e Shqipërisë , një politikan i lartë që shpallet non grata, bën proteste kundër partisë së tij.
“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA, dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”, ka shkruar Basha në rrjete sociale.