Basha hap shkollë për gratë dhe vajzat, kreu i PD: Zëri i gruas është më i besueshëm

Politikë

Basha hap shkollë për gratë dhe vajzat, kreu i PD: Zëri i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se do të hapet Shkolla Politike, “Sabiha Kasimati”, dedikuar grave dhe vajzave.

Kreu i PD-së, thekson se ky projekt ka për synim fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje.

“Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria, ti japim hapesire ne drejtim. Une do te kerkoj qe ne cdo dege nje grua te kete nje post drejtues.

Zeri i gruas eshte me i besueshem se eshte dhe zeri i sakrifices me te madhe, eshte ajo qe ashtu si per familjen e di kush eshte e mira apo e keqja edhe per Shqiperi e njejta gje.

Prandaj duhet te jeni ju qe te ofroni zgjidhje, te jeni zeri kryesor i propozimeve ne programin tone dhe ato qe e perhapin me pas dere me dere”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT