Basha frymëzohet nga Biden! Nis fushatën elektorale me paradë makinash duke valëvitur flamujt e PD-së

Politikë

Basha frymëzohet nga Biden! Nis fushatën elektorale me paradë

Simpatizantët e opozitës duket se nuk do të mungojnë në hapjen e fushatës elektorale të kreut të PD-së, megjithëse duhet të respektohen masat anti-COVID.

Basha i frymëzuar nga presidenti amerikan Joe Biden, ka zgjedhur që ditën e sotme t'i grumbullojë demokratët me makina gjatë hapjes së fushatës elektorale.

Në fotot e realizuara nga ditën e sotme në Tiranë, shihen militantë të PD-së me flamuj, të cilat kanë dalë në xhamat e makinave dhe po ecin rrugëve të kryeqytetit.

Po ashtu edhe tek sheshi 'Nënë Tereza' dhjetra makina kanë rrethuar zonën, ndërkohë që në dritare po valvisin flamujt e PD-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion