Publikimi i bisedave private familjare të Veliajt, avokatët: Akt i qëllimshëm, të hetohet menjëherë!

Politikë

Publikimi i bisedave private familjare të Veliajt, avokatët: Akt i

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj përmes një reagimi shprehen se zyrtarit të Bashkisë i kanë dalëpërgjime nga burgu.

Ata sqarojnë se përgjimet nga burgu janë një shkelje ligjore dhe duhet të nisin hetime pasi është shkelur privatësia.

"Me keqardhje vërejmë se sot, në të njëjtat media ku janë publikuar edhe më parë pjesë nga dosja hetimore e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, janë hedhur sërish copëza nga të ashtuquajturat përgjime nga kabina e telefonit të burgut.

Ato janë biseda private të zhvilluara mes z. Veliaj dhe familjarëve te tij, dhe privatesia është e garantuar me ligj.

Rrjedhja e copëzave të informacionit, që duket se përzgjidhen qëllimisht, të ndalohen menjëherë dhe të nisë një hetim mbi rastin në fjalë”, thuhet në reagimin e avokatëve.

ME TE LEXUARAT