Artan Hoxha shënjestron kryeministrin Rama: Qeveria komandon krimin e organizuar dhe jo e anasjella
Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me masën “detyrim paraqitje” që iu dha nga SPAK, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale të Suel Çelës.
Ai teksa po tregon të vërtetën e tij ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai është personi që komandon krimin e organizuar.
Gazetari tha se e ka thënë disa herë këtë dhe qeveria është ndihmuar nga krimi i organizuar për të fituar mandatin e tretë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në Shqipëri ka vetëm një grup te fuqishëm, kryeministri i vendit. Unë kam vazhduar e kam thënë disa herë dhe këto pasoja po vuaj sot. Qeveria sot komandon krimin e organizuar, dhe jo e anasjellta
2021, per shkak te akuzave të forta që kishte qeveria, akuzat e opozitës dhe ato ndërkombëtare, u organizua ai operacioni i famshëm OFL. operacion makiazhi që ishte një fllusk sapuni.
Suel Çela ka ndihmuar Edi Ramën, me gjeni një në Elbasan që nuk thotë këtë gjë. Ai nuk ka ndihmuar opozitën, por Ramën. Ky ka dal në bulevard në 2021-shin.
Ore unë po e them i kam takuar këta, të gjithë. Kjo është puna e gazetarit të gjej ata që policia nuk i gjen dot”, tha ai ndër të tjera në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV