Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Basha: Fillim i mbarë pas shumë vitesh denoncime nga PD

Politikë

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes, Basha: Fillim i mbarë pas

Një fillim të mbarë e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushes.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se arrestimi ka ardhur pas denoncimeve shumëvjeçare të PD.

Ndërsa e quan se mund të jetë fillim i mbarë prangosja e Fatos Tushes, kreu i demokratëve shton se kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin.

“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin,” shkruan Basha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion