Arrestimi i Beqajt/ Meta: Ish-ministri “kokë turku”, drejtësia komandohet nga Rama

Politikë

Arrestimi i Beqajt/ Meta: Ish-ministri “kokë turku”,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja i cili akuzohet nga SPAK për abuzim të fondeve të Bashkimit Europian.

Për Metën një arrestim i tillë i Ilir Beqja nuk ia vlen të diskutohet pasi ai është bërë “kokë turku”, ndërsa thekson se “sistemi i korruptiv i qeverisë së Edi Ramës me këto arrestime bëhet më i fuqishëm”.

“Nuk do doja fare t’i kushtoja vëmendje kësaj ngjarje banale. Në kuadër të drejtësisë me regji që telekomandon Rama. Konferenca e sotme nuk kishte lidhje me ngjarjen e sotme. Kishte lidhje me tryezë e djeshme të ekspertëve të shëndetësisë. Të gjithë e dinë se çfarë mashtruesi është Rama për sa i përket premtimit për shëndetësi falas, por edhe për korrupsionin e tmerrshëm, këtu janë vjedhur edhe fondet e BE-së, siç u zbulua që u vodhën edhe fondet e bujqësisë.

Të gjithë e kuptojnë se çfarë ndodh me taksat e qytetarëve shqiptarë që i vjedh Rama. Sa i takon arrestimit, sa më shumë ish ministra apo ministra të Ramës arrestohen aq më në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës. Dhe gjithë thelbi i sistemit mbetet i paprekur, bëhen disa koka turku, në kuadër të regjive të bëra më parë ndërkohë që jemi vendi i parë për korrupsion në Evropë dhe jemi vendi i dytë në botë sa i takon ryshfetit pas Gambias.

Ky korrupsion i jashtëzakonshëm shëndetësor që ka një arkitekt, që ka një regjisor, një përfitues kryesor që quhet Edi Rama kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar edhe infermierë apo mjek me maska në forma spektakolare, ku të gjithë e dinë që kë sistem kriminal, është rezultat i vjedhjes skizofrenike që ndodh në këtë sektor nga Edi Rama. BB ka kërkuar transparencë si janë kontrata e shëndetësisë”, tha Meta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion