Arrestimet e SPAK, Rama në takim me shqiptarët në Londër: Drejtësia deri dje ishte një pazar

Politikë

Arrestimet e SPAK, Rama në takim me shqiptarët në Londër:

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme (24 nëntor) në Londër, ku është takuar me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Britaninë e Madhe, në vijim të turit të bashkëbisedimit me diasporën.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se deri më dje drejtësia në Shqipëri ishte një Pazar, ndërsa tani ka ndryshuar.

 Rama: Opozita duhet çliruar nga pengmarrja dhe për ti dhënë lirinë të gjithë atyre që të qëndrojnë dhe të flasin ballë për ballë me qeverinë. Po drejtësia dje çfarë ishte, ishte pazar. Sot ai realitet është i përmbysur. Sot Shqipëria do të ulet për antarësimin në Bashkimin Evropian.Kemi rritur prodhimin e përgjithshëm kombëtar, kemi trefishuar pagën minimale.

Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve. Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.

 

ME TE LEXUARAT