Arrestime në politikë nga Sky Ecc, kreu i SPAK: S`kemi gjithë databazën, kërkojmë kode të reja

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka pasur sot nje takim informal me gazetaret ku ka folur per ceshtjen e Sky Ecc.
“Nuk është e vërtetë që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar.
Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky Ecc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi", ka thene Dumani.
Ai theksoi me tej se në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte.
"Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv.
Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet.
Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në sky ecc por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera.
Ju garantoj që në momentin që konstatohet kudo person e kemi prova do të marrim vendimet tona”- tha Dumani.


