Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

Politikë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për për ish-kryetarin

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me dy vite burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, lidhur me dosjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës.

Më 30 korrik 2025, Goro u dënua me 2 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie.

Gjithashtu, ai është dënuar me 5 vite ndalim për të ushtruar funksione publike.

Goro u kallëzua nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 ai i ka dhuruar pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4263 metrash katrorë tokë.

Sipas SPAK, kjo sipërfaqe është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollano kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metrash katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.

 

ME TE LEXUARAT