Ankimimet për zgjedhjet, 12 persona vunë shenjën e gishtit për 70 zgjedhës në Gjirokastër

Politikë

Ankimimet për zgjedhjet, 12 persona vunë shenjën e gishtit

Pas kërkesës nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes PEI.

Nga procesi i kryëzimit të të dhënave, KQZ njofton se në qarkun e Gjirokastrës regjistrohen 73 raste të dyshimta.

Dy raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë në dy qendra votimi të ndryshme, si dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

Ankimimet për zgjedhjet, 12 persona vunë shenjën e gishtit

 

Nga ana tjetër, në Berat shënohen 57 raste të dyshimta, ku 19 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës./Vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion