Anastas Janullatos në gjendje kritike për jetën, në spital e viziton dhe kryetari i SYRIZA-s

Politikë

Anastas Janullatos në gjendje kritike për jetën, në spital e

Kryetari i SYRIZA-PS, Sokratis Famellos ka shkuar për vizitë në spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh në gjendje kritike Kryepeshkopi iTiranë, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Sokratis Famellos i shoqëruar nga anëtarja e Komitetit Qendror Fotini Karystinakis, u informua nga profesoresha e terapisë intensive Anastasia Kotanidou, drejtori i kirurgjisë Stylianos Kapiris dhe profesori Charalambos Roussos për gjendjen e kryepeshkopit.

“Qëllimi i vizitës sonë ishte të mësojmë për ecurinë e shëndetit të Kryepiskopit dhe të shprehim dashurinë por edhe shpresën tonë për përmirësimin e tij. Si dhe mbështetjen tonë për personelin shkencor dhe shëndetësor”, theksoi presidenti i SYRIZA.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion