Ambasadori i BE-së: Reforma në Drejtësi e pakthyeshme, jemi krenarë me punën e SPAK

Politikë

Ambasadori i BE-së: Reforma në Drejtësi e pakthyeshme, jemi

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së zhvilluar në kuadër të Ditës së Drejtësisë.

Gonzato u shpreh krenar me punën e bërë nga drejtësia e re, duke theksuar se duhen akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve.

“Progresi i bërë nga SPAK kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër arsyet për të festuar sot së bashku me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Është dashur shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga SPAK.

 Reforma në Drejtësi duhet forcuar, konsoliduar dhe duhet çuar më shumë përpara për të pasur akoma më shumë rezultate që t’u shërbejnë qytetarëve”- tha ambasadori.

Ai theksoi se Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe po ashtu arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme dhe nënvizoi rëndësinë e shprehjes së mbështetjes së qeverisë dhe institucioneve të tjera ndaj Prokurorisë së Posaçme.

“Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të Drejtat e Njeriut. Shqipëria ka bërë hapa rë rëndësishëm në këto fusha. Reforma në Drejtësi është e pakthyeshme dhe arritjet e SPAK duhet të jenë të pakthyeshme.
Me këtë reformë është bërë shumë por ka ende shumë punë për të bërë” – u shpreh ndër të tjera Gonzato.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion