“Amant Josifin e dërgoi Olsi Rama në Dubai”/ Berisha akuza ministrave të qeverisë: Ku janë këta hajdutët?

Politikë

“Amant Josifin e dërgoi Olsi Rama në Dubai”/ Berisha akuza

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe të ministrave, duke thënë se gjatë gjithë viteve në pushtet vetëm kanë vjedhur. Sipas Berishës vjedhjet më të mëdhaja janë bërë me tendera, të cilat u janë dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek vjedhje me bitcoin, duke thënë se Amant Josifi ka bërë kërdinë në vendet e Evropës dhe tani është dërguar në Dubai nga Olsi Rama.

“Sot diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Cfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave zyrtare të KLSH? Ky ishte buxheti i vjedhjes së 122 mld lekëve nga këta që nxijnë prapa shpinës time dhe vartësit e tyre. Nuk është kjo një shifër që del nga opozita, por nga institucion zyrtar kushtetues i këtij vendi.

Keni vjedhur 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në Shqipëri. kjo është vetëm për 9 muajit e parë 2022, keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri të marra së bashku. Keni vjedhur sepse nga 20 tendra sekret që janë zhvilluar në 8 vite 2005-2013 keni zhvilluar 280 tendera sekret për të vjedhur.

30% të tendeave ja keni dhënë atij që keni dashur pa garë. Keni vjedhur sepse 61% të tenderave ua keni dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë. Ku janë këta hajdutët që rrinë këtu prapa? Kanë frikë nga vjedhja e tyre.

Do t’ja plas të gjitha këtu. Kush ndërton rrugën me 24 mln euro km? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 120 euro. Më të bardha janë karriget pa to se me to.

Keni vjedhur sepse në një rast unik në botë, një kompani të cilës i janë arrestuar dhjetëra hajdutë. Vazhdon të marrë cdo ditë 300 mijë euro, cdo javë 1 mln euro vetëm se është kompania e Edi Ramës.

Kurrrë nuk mund të ndodhte dhe Skapi i partisë nuk guxon ta bllokojë dhe konfiskojë. Nuk guxon të ndërpresë vjedhjen e Ramës dhe klanit të tij me djegësit.

Keni vjedhur botën, 2.2 mld janë vjedhur me bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi. Bën kërdinë në Spanjë dhe e përcollët njëlloj. Olsi Rama e përcolli në Dubai, Olsi Rama e përcolli Genti Xhixhon në Kubë me makinën e tij, padronin e Xibrakës.

Pse nuk rrinë këtu më thuaj pak? Ku janë? E tmerrshme nga zonja janë transformuar në Manon Lescaut, të pamëshirë, se ajo ishte romantike kurse këto nuk ngopen nga asgjë”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT