Akuzat për vjedhjen e votave, flet Celibashi: Të dhënat janë hedhur me vonesë ndaj ka gabime

Politikë

Akuzat për vjedhjen e votave, flet Celibashi: Të dhënat janë

Pas akuzave në rrjetet sociale se në projektin pilot të votimit elektronik në KZAZ-në 40 në kryeqytet janë vjedhur vota, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjatë mbledhjes së sotme për zgjedhjet e 25 Prillit, ka shpjeguar pse të dhënat nuk përkonin.

Celibashi tha se subjektet politike janë lajmeruar në orën 08:00 të mëngjesit të datës 26 Prill mbi rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që online nuk ishin azhorduar të dhënat. Më tej ai shpjegoi se të dhënat janë hedhur në mënyrë manuale, ndaj ka pasur dhe gabime.

Celibashi:

Rezultati i shpallur në orën 8 të datës 26, e kanë marrë përgjigjen në këtë zonë zgjedhore menjëherë, në zonën zgjedhore numër 40.

Të dhënat janë hedhur me vonesë prandaj nuk janë përputhur, ndaj dhe të dhënat e tabelave qoftë për subjektet dhe kandidatët janë hedhur në mënyrë manuale ndaj ka pasur dhe gabime. Nuk ka për shqetësime në këtë zonë pasi përgjigja është marrë në orën 8 e mëngjesit, nuk vjedh KQZ vota.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion