Aksidenti tragjik në Durrës, Balla: PS propozon masa parandaluese ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm

Politikë

Aksidenti tragjik në Durrës, Balla: PS propozon masa parandaluese ndaj

Në seancën e kësaj të enjteje, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për çështjen e Kodit Rrugor, për të shqyrtuar dhe për të pasur më shumë kohë.

Nisur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë, Balla nënvizoi se 2 deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm.

“Nisur nga diskutimet që bëmë ditën e hënë, nga të dyja krahët e kësaj salle, të cilët me të drejtë iu referuan ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e diel në Durrës, deputetë të PS kanë propozuar disa amandamente të cilët kanë në fokus masa parandaluese ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm dhe në këtë këndvështrim që edhe kolegët e grupit parlamentar të PD t’i shohin gjithashtu, kërkojmë shtyerjen e diskutimit të kësaj çështjeje, me qëllim që të kemi konsensusin e duhur. Besoj se të gjithë biem dakord për ta shtyrë, që të kenë kohë edhe kolegët e tjerë të shohin”, tha Balla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion