Afera e inceneratorëve, Salianji plas "bombën": Janë të përfshirë dhe kryetarë bashkie, Rama të japë dorëheqjen

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një deklaratë për gazetarët është shprehur se në çështjen e inceneratorëve për të cilën ish-ministri Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK, janë përfshirë dhe funksionarë të lartë të PS-së.
Salianji: Raporti u firmos nga të gjithë anëtarët e këshillit. Nuk do të lëmë asnjë mundësi spekulimi as nesër.
Ajo që dua të them përtej kësaj është që ky rast ka shpërfaqur një rast të madh korrupsioni ku pothuajse e gjithë qeveria është e përfshirë. Me dhjetëra persona, funksionarë të lartë, kryetar bashkie janë përfshirë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen t’i japë zgjidhje kësaj situate.
Kemi të zhytur deri në fyt të gjithë qeverinë.
Gazetarja: Është emri i Damian Gjiknurit i përfshirë?
Ekziston dhe emri që ju përmendët.


