A u takua Rama dhe Basha në aeroportin e Rinasit? Reagon Partia Demokratike

Politikë

A u takua Rama dhe Basha në aeroportin e Rinasit? Reagon Partia Demokratike

Pas lajmit se në kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha u takuan në sallën VIP në aeroportin e Rinasit, ka reaguar Partia Demorkatike.

Përmes një njoftimi për mediat Partia Demokratike thotë se një takim i tillë nuk ka ndodhur dhe se kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në Shqipëri, që sipas tyre është kryer nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.

Deklarata e PD-së:

Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre.

Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka thënë se i ka shtrirë dorën për bashkëpunim opozitës, dhe ftesa është ende e hapur për PD-në.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion