“A ka një krisje me Ilir Metën?”/ Përgjigjet Berisha: Ai është i burgosur

Politikë

“A ka një krisje me Ilir Metën?”/ Përgjigjet Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.

Në përgjigje gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se ‘për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet’.

“Ilir Meta është një i burgosur politik. ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit

Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë.

Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje.“-u shpreh Berisha.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion