“28 kandidatë për deputetë për verifikim”, kreu i KQZ: Për rastin Doshi informacionet janë publike

Politikë

“28 kandidatë për deputetë për verifikim”, kreu

Kryekomisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi thotë se 28 kandidatë për deputetë janë dërguar për verifikim në lidhje me të shkuarën e tyre.

Sipas tij, indiciet janë të ndryshme.

“Deri më sot kemi kërkuar informacion për 28 kandidatë bazuar mbi disa indicie nga vetë formularët e dekriminalizimit apo nga media dhe informacione të tjera.

Ka edhe raste të tjera si Tom Doshi ku indiciet i kemi marrë nga informacionet publike”- theksoi ai.

Celibashi foli edhe për mënyrën se si do të bëhet numërimi i fletëve të votimit. “Është një fletë votimi në atë do të shënosh edhe partinë edhe kandidatin që t’i do të zgjedhësh.

Në qendrat e votimit bëhet numri i të gjitha fletëve të votimit duke vlerësuar se për cilat parti politike ke votuar, fletët futen të ndara sipas partive.

Mbaron hapja dhe numërimi i të gjitha kutive të votimit dhe nxirren përsëri fletët e votimit në raport me zgjedhjen që është bërë për kandidatin”- theksoi ai në emisionin “Java” në RTSH.

I pyetur se kur shqiptarët do të dinin se kush do t’i qeveriste, Celibashi tha se shpresonte brenda 48 orëve. “Do të ishte mirë nëse brenda 48 orëve nga mbyllja e kutive të votimit të kishim rezultatin e partive politike dhe koalicionit. Do të marrë një javë apo më shumë se një javë për votat e kandidatëve për deputetë”, shtoi ai.

ME TE LEXUARAT