13 vjet nga 21 Janari, Bushati: Njollë turpi për historinë e vendit

Politikë

13 vjet nga 21 Janari, Bushati: Njollë turpi për historinë  e

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kujtuar sot viktimat e 21 Janarit 2011 .

Në një postim të bërë në Facebook, ai shkruan se kjo ngjarje ishte një njollë turpi në historinë e vendit.

“Përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, 21 Janari i vitit 2011, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hierarkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie.

Drejtësia e munguar peshon jo vetëm mbi familjarët e protestuesve të vrarë, por edhe mbi ndërgjegjjen tonë si shoqëri.

Në mënyrë që e drejta të kërkohet edhe kundër vetë shtetit, nuk mjaftojnë veç magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar. Duhet që secili të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë, për të kontribuar në një qeverisje më të ndershme e më të drejtë. Sepse drejtësia para së gjithash është frymë qeverisje.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj”, shkruan Bushati.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT