“1 person ka dhënë 14 vota”, ironia e Shkëlzen Berishës: A janë koprracë gjirokastritët?

Politikë

“1 person ka dhënë 14 vota”, ironia e Shkëlzen

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ironizoi procesin zgjedhor në Gjirokastër.

Ai u shpreh në rrjetet sociale se një gjirokastrit ka votuar 14 herë dhe shtoi me ironi se kjo e hedh poshtë mitin se gjirokastritët janë koprracë.

“Si mund të jenë gjirokastritët koprracë kur vetëm 1 person ka dhënë 14 vota”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve dhe pretendojnë se një person mund të ketë votuar më shumë se një herë.

KQZ njoftoi të hënën se në Qarkun e Gjirokastrës janë regjistruar 73 raste të dyshimta. Dy raste ku i njëjti person është identifikuar dy herë në dy qendra votimi të ndryshme, si dhe 12 persona kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 70 zgjedhës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion