Tension në protestë! Një person i shtrirë në tokë/ Civilë dhe policë largojnë me forcë gazetarin

Aktualitet

Tension në protestë! Një person i shtrirë në

Situata ka dalë jashtë kontrollit, teksa në terren ka zbritur dhe drejtori Skënder Hita përpara Kryeministrisë.

Protestuesit u zmbrapsën nga aksioni i befasishëm i policisë, të cilët me dhunë kryen dhe shoqërime dhe dhunuan dhe median.

Ndërkohë gjatë aksionit pranë Piramidës ata dhunuan dhe një të ri që ra pa ndenja në tokë, i asfiksuar edhe nga gazi lotsjellës. Në të njëjtën moment aty kaloi pranë dhe drejtori Hita.

Gazetari Redion Salianji i shkoi pranë për ta pyetur nëse është e pranueshme kjo sjellje e policisë që hidhnin dhe gurë ndaj protestuesve të rinj.

Policë pa uniformë ndaluan gazetarin dhe e shtynë me dhunë në sy të Hitës.

Ai nuk u përgjigj fare pyetjeve të gazetarit dhe vijoi rrugën më tej pa u shqetësuar fare dhe për gjendjen e të riut pa ndjenja në tokë. Sakaq, ambulanca vonoi të vinte për të marrë djalin e lënduar rëndë.

ME TE LEXUARAT